Biologique Recherche
BIOLOGIQUE RECHERCHE
40 VITE PASIONI
Yvan, Josette dhe Philippe Allouche, biolog, psikoterapist dhe doktor, i kombinuan njohuritë dhe pasionin e tyre, për t’a shkruar një faqe unike dhe vizionare në historinë e kujdesit për lëkurën. Ku kompania u themelua, 40 vite më parë, ajo funksiononte si laborator hulumtues dhe zhvillues, puna e vetme e së cilit, ishte zhvillimi apo krijimi i formulave për profesionist të pakënaqur me produktet ekzistuese. Sot, metodologjia e Biologique Recherche e ka reputacionin e një kompanie me efikasitet mahnitës të bazuar në qasjen klinike për kujdesin për bukuri, duke e përdorur qëllimisht lëndën e parë (përbërjen) të pastër dhe të koncentruar si dhe procedurat dhe protokollet e sakta dhe të kujdesshme. Philippe Allouche, është doktor klinike, i cili herët shprehi interesim për një qasje thellësisht të ndryshme, të cilën e morën prindërit e tij. Në fillim të viteve 2000, ai gradualisht e përvetësoi anën kreative të biznesit nga i ati Yvan. Përvoja e tij në mjekësinë interne, i dha një qasje gjithëpërfshirëse apo integruese ndaj lëkurës, si një organ i ndërlidhur drejtpërdrejtë me gjitha funksionet vitale të trupit. Pos kësaj, puna e tij në repartin për kujdes intensiv, i dha një njohuri eksperte për reagimin e organeve në gjatë stresit akut. Tani, përvoja e tij e shtoi një dimension të ri në të gjitha teknikat speciale të vetë markës apo brendit. Sot, Philippe Allouche është garantues i filozofisë unike dhe njohurive të Biologique Recherche, në kujdesin tërheqës dhe të personalizuar për lëkurën.
Biologique Recherche, është një markë apo brend ndërkombëtarë, në dispozicion në më shumë se 70 shtete. Ambassade de Beauty, është një margaritarë i institutit për bukuri, dhe gjendet në një lokacion prestigjioz, 32 Avenue des Champs-Élysées.
Lotion P50
Biologique Recherche’s Iconic Care Product
Në vitin 1970, Yvan Allouche, themeluesi i Biologique Recherche, zhvilloi Locionin e parë P50, trajtim eksfoliues, progresiv, pastrues dhe rikondicionues me një formulë unike që ndihmon epidermisin të rikthej vetitë e tija origjinale për rigjenerim, fazë kjo esenciale e filozofisë së trajtimit nga Biologique Recherche; Losion P50, faktori kryesor në fazën përgatitore të trajtimit, fokusohet në epidermisin, ndërmjetësin kryesor mes trupit tonë dhe ambientit të jashtëm, mbështjellës mbrojtës ku beteja fillestare me agresorët ambiental dhe kohor do kryhet. Ky trajtim unik kombinon vetitë e dobishme për pastrimin, eksfoliacionin, hidratimin dhe tonifikimin e lëkurës. Kërkimet nga Dr. Allouche në rikondicionimin epidermale sollën Losion P50, shtyllën kryesore të Metodologjisë Biologique Recherche dhe njëherësh produkti më popullor i tyre.